PD: Përpjekjet e qeverisë për të kontrolluar mediat mund të pengojnë integrimin

18 Shtator 2020 | 09:23

Partia Demokratike shprehu të premten shqetësimin se Shqipërisë mund të mos i hapen sërish negociatat, kjo pasi, sipas saj, qeveria po vazhdon të kryejë veprime antidemokratike.

Ish-deputetja Albana Vokshi përmes një postimi në Facebook vuri në dukje se “ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës” dhe rikthimi i vullnetit për të kaluar sërish paketën e ashtuquajtur “anti-shpifje” ka sjellë reagime të ashpra të përfaqësive ndërkombëtare.

Reagimet e BE-së sipas Vokshit kanë të bëjnë me përpjekjen e qeverisë “për të mbyllur portalet kritike” ndaj saj.

“Me AMA dhe AKEP si gjykatat politike, Rama kërkon të gjobisë, shantazhojë, kërcënojë dhe ndëshkojë çdo gazetar që do guxojë të denoncojë korrupsionin galopant apo lidhjet e qeverisë me krimin; do të mbyllë portalet që do të bëjnë transparencë të abuzimeve dhe keqqeverisjes,” – tha Vokshi, e cila shprehu mbështetjen e opozitës ndaj mediave dhe komunitetit ndërkombëtar që po kundërshtojnë paketën anti-shpifje.

“Përpjekjet e qeverisë për të vendosur nën kontroll median online janë të dënueshme, rrezikojnë demokracinë dhe pengojnë rrugën europiane të Shqipërisë,” – shtoi më tej ish-deputetja e PD-së.

Javët e fundit ka pasur reagime të ndryshme nga organizatat e mbrojtjes së lirisë së shtypit dhe gazetarëve pasi pati raportime për një rikthim nga qeveria për ta miratuar ashtu siç ishte paketën anti-shpifje.

Kjo paketë ligjore, e cila ndryshon ligje të mediave, është kritikuar nga BE, shoqatat e ndryshme të mediave dhe gazetarëve, ndërkohë që Komisioni i Venecias shprehu rezerva për mënyrën se si kërkohej të vihej nën kontroll dezinformimi.

Në një opinion të shprehur pak muaj më par, Komisioni i dha më shumë rëndësi lejimit të mekanizmave vetë-rregulluese të mediave se sa ndërhyrjes me ligj apo agjenci shtetërore.

Nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, është bërë me dije se shumica socialiste do ta rikalojë ligjin me rekomandimet e Komisionit, mirëpo nga opozita dhe komuniteti i mediave nuk ka pasur garanci se diçka e tillë do të bëhet.

 

Lexoni gjithashtu:

Rikthimi i paketës anti-shpifje, Meta: Qeveria dhe parlamenti të tërhiqen nga modeli Lukashenko

Paketa “anti-shpifje”, ekspertët: Ky projektligj duhet të tërhiqet, është i gatuar keq!

Rrjeti rajonal për Gazetarë të Sigurt thirrje qeverisë të tërhiqet nga paketa anti-shpifje

Soreca: Paketa e antishpifjes të hartohet në përputhje me rekomandimet e Venecias

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026