Banka e Shqipërisë: Lirimi i masave kufizuese ndikoi pozitivisht në ekonomi duke reduktuar efektet e pandemisë
Banka e Shqipërisë vlerëson se lirimi i masave kufizuese ndikoi në rritjen e premisave që efekti i pandemisë në ekonominë Shqiptare të vijojë drejt reduktimit dhe gradualisht të vazhdojë një rimëkëmbje për periudhën e ardhshme.
Vlerësimi në fjalë u bë me dije nga Guvernatori i Bankës, Gent Sejko, gjatë një videokonference me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ku diskutua rreth ndikimit të pandemisë së COVID-19 në ekonomi dhe pritshmëritë për rimëkëmbje.
Zyra për shtyp e Bankës së Shqipërisë shpërndau për mediat vlerësimin që Sejko i bëri situatës.
Ai thuhet të jetë shprehur se ekonomia shqiptare “ka qenë nën efektin e fortë të pandemisë gjatë gjysmës së parë të vitit, e cila ka dhënë ndikimin e saj në konsum, në investime, në punësim dhe në borxhin publik”.
Megjithatë, sipas guvernatorit pandemia “e gjeti sektorin financiar dhe atë bankar të mirëkapitalizuar e likuid, dhe këto parametra kanë vijuar të ruhen të shëndetshëm”.
Në muajt mars-prill, për shkak të pandemisë së COVID-19, qeveria vendosi të kufizonte pothuajse të gjitha aktivitetet ekonomike dhe shoqërore duke ulur rreptësishtë lëvizjet tregtare.
Paralelisht Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit dhe rriti emetimet e parasë për të rritur likuiditetin kjo me synim uljen e kostove të financimit dhe rritjen e masës monetare në ekonomi.
Në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë, u ndryshuan rregullat e kredive duke lehtësuar dhe shtyrë përkohësisht pagesat e kësteve për kreditorët në vështirësi financiare.
Sipas zyrës për shtyp të Bankës së Shqipërisë, FMN ka vlerësuar pozitivisht politikat e ndërmarra, politika që sipas saj “ofrojnë stimujt e nevojshëm për nxitjen e rritjes ekonomike dhe për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2022”.
Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare në afatin e shkurtër mbetet sfiduese, si pasojë e efekteve negative nga tërmeti i vitit të kaluar, si dhe atyre të pandemisë globale COVID-19. Megjithatë, ekonomia shqiptare pritet të rifillojë rimëkëmbjen në vitin 2021.
Lexoni gjithashtu:
INSTAT: Shkëmbimet tregtare vijuan rënien edhe në muajin gusht
Kreu i shoqatës së fasonëve: Kërkojmë bashkërendim të punës me qeverinë për të përballuar krizën
Fasonët 4 kërkesa autoriteteve, në 3 muaj pandemi 130 milionë euro humbje
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta