​’Borrell iu përshtat Serbisë’, Kurti jep detaje të reja për takimin në Bruksel

23 Nëntor 2022 | 11:29

Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha detaje të reja për takimin e së hënës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Kurti deklaroi se në tekstin e marrëveshjes kanë qenë katër paragrafë, ku është shkruar edhe për planin franko-gjerman dhe dinamizimin për marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve.

Por, sipas Kurtit, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ndryshoi premisën për marrëveshje, duke u fokusuar vetëm tek ujdia për targa.

Madje, kryeministri Kurti tha se ka pasur edhe një përpjekje të fundit për arritjen e marrëveshjes me përfshirjen e konkluzionit për planin franko-gjerman, mirëpo e njëjta u refuzuara nga presidenti serb Vuçiç.

Sot do të takohen në Bruksel, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç për të diskutuar zgjidhjen për çështjen e targave ilegale serbe.

Takimi do të zhvillohet me ndërmjetësim të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026