Ambasadori amerikan në Beograd: Angazhimi i Vuçiçit për targat është konstruktiv
Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill tha se ka pasur një bisedë shumë të mirë me presidentin Aleksandër Vuçiç, për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës që u mbajtën të hënën në Bruksel.
Hill vlerësoi angazhimin konstruktiv të Vuçiçit, duke shprehur shpresën se do të gjendet një zgjidhje për problemin e targave në Kosovë, shkruan N1.
“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me presidentin Vuçiç për procesin e Brukselit. E inkurajova presidentin Vuçiç që të vazhdojë përfshirjen e tij konstruktive në proces, me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje. Në fund, të dyja palët do të duhet të përfshihen, por një qasje konstruktive është ajo e duhura.
Kam besim të plotë kur njerëz me përvojë si përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak po punojnë për këtë çështje, se mund të arrihet një zgjidhje”, u tha Hill gazetarëve para Pallatit të Serbisë, pas takimit me Vuçiç.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas takimit me ambasadorin amerikan, ka njoftuar në Instagram se ka ndarë shqetësimin e tij për sigurinë e serbëve në Kosovë.
“Falënderova SHBA-në për përfshirjen e tyre në qetësimin e tensioneve dhe parandalimin e përshkallëzimeve të mëtejshme, dhe theksova se Serbia mbetet sinqerisht e përkushtuar ndaj dialogut dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë paqësore, në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti i fituar me vështirësi në të gjithë rajonin”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë