Albin Kurti nuk ka arritur asnjë sukses në politikën e jashtme, thotë gazetari
Gazetari Lirim Mehmetaj thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka arritur asnjë sukses në politikën e jashtme, gjatë dy viteve që qeveris vendin.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mehmetaj u shpreh se me refuzimet e Kurtit për çështjen e targave, po provohet që Kosova është sovrane, por kjo ka një çmim, që sipas tij, janë kritikat e partnerëve ndërkombëtarë.
“Ne po provojmë të tregohemi sovran, mbase me të drejtë, këtë do ta tregojë koha, me çmimin që të kritikohemi nga Bashkimi Evropian dhe partnerët ndërkombëtare. Cila do të jetë fitorja e Kosovës, përtej Albin Kurtit, sepse derisa raportet me Serbinë janë kartë elektorale, ne gjithmonë do ta kemi të vështirë ta prejmë se ku është fushata elektrale politike dhe ku është interesi i shtetit.
Deri më tani, këto dy vite të qeverisë së Kosovës, kjo administratë e Kosovës nuk ka pasur asnjë sukses në politikën e jashtme. Asnjë njohje, asnjë anëtarësim, asnjë përmirësim të raporteve me asnjë shtet”, theksoi ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS.
Kërkesën për shtyrje 48-orëshe e kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Kjo, për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.
Si përgjigje ndaj kërkesës së ambasadorit amerikan, Kurti ka thënë se është i gatshëm të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur zgjidhje në dy ditët e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë