PD kërkoi ekspertizën e OSBE-ODIHR, Shameti: Humbje kohe të shikohet një gjë e tillë
Debatet mes palëve dhe kundërshtitë në Këshillin Politik bënë që mbledhja e kësaj të premteje të ndërpritej. Përfaqësuesit e opozitës nuk pranuan të diskutojnë mbi draftin e Partisë Socialiste, pa marrë fillimisht dakordësinë e mazhorancës për t’iu drejtuar për mendim OSBE/ODIHR-it, për çështjet për të cilat nuk bien dakord.
Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti i cilëson të padrejta kërkesat e opozitës jashtëparlamentare, ndërsa thotë se çështjet e sistemit elektoral nuk janë çështje që i ka trajtuar OSBE-ODIHR. Deputeti i selisë rozë shprehet se ndryshimet kushtetuese, të cilat kaluan në Kuvend më 30 korrik janë tashmë ligj, dhe të gjitha palët e përfshira në proces duhet ta zbatojnë atë.
“Unë dua të sqaroj një gjë për opinionin publik: Ndryshimet e bëra në kushtetutë në 30 korrik, sa i takon gjithë procesit zgjedhor që do të zhvillohet në Republikën Shqipërisë, tashmë janë në fakt dhe janë të pakontestueshëm asnjë nga palët në proces, dhe si të tilla janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha palët. Më duket e pakuptimtë që të rinegociohet çështja e koalicioneve të përbëra, sepse kushtetuta është e qartë dhe është e panegociueshme. Nga ana tjetër përfaqësuesit e opozitës kanë artikuluar nevojën e adresimit të kësaj çështje përpara OSBE-ODIHR. Çështjet e sistemit elektoral dhe ato kushtetuese nuk kanë qenë çështje të trajtuara nga OSBE-ODIHR. Është humbje kohe të shikohet një gjë e tillë”, tha ai.
Për z. Shameti kërkesat e shtruara nga opozita jashtëparlamentare janë artikulime, të cilat medoemos kërkojnë ndryshime kushtetuese.
“Në hierarkinë e ligjeve, Kushtetuta është mbi të gjitha, mbi kodin zgjedhor. Ajo që është e zeza mbi të bardhë në Kushtetutën e Shqipërisë, që ka hyrë në fuqi më 7 shtator është e panegociueshme. Ai artikulim i opozitës kërkon ndryshim të kushtetutës”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Mospajtimet mes palëve çuan në ndërprerjen e mbledhjes në Këshillin Politik
ODIHR për Euronews Albania: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë me adresimin e rekomandimeve
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet