Kryevepra ruse në ‘La Scala’ ngjall polemika në Itali, Opera mbron vendimin

23 Nëntor 2022 | 17:45

Shtëpia italiane e operës, “La Scala”, mbrojti vendimin e saj për të inskenuar operën ruse “Boris Godunov” për hapjen e sezonit të ri të shfaqjeve.

Institucioni kulturor me seli në Milano refuzoi protestat e zyrtarëve ukrainas në Itali, që insistonin se promovimi i kulturës ruse gjatë pushtimit të Ukrainës po dërgonte mesazhin e gabuar.

“Është një vendim që e kemi marrë 3 vjet më parë. Është e pamundur të anulojmë një projekt të tillë. Përse duhet ta bëjmë këtë? Me “Boris Godunov” ne nuk po bëjmë propagandë për Putin. Ne duhet të shohim diferencën mes situatës aktuale politike dhe Rusisë. Kjo është një kryevepër në historinë e artit”, tha Dominique Meyer, menaxher i përgjithshëm i “La Scala”.

Drejtuesit e teatrit prestigjioz kujtuan se si “La Scala” ishte i pari institucion kulturor që anuloi bashkëpunimin me dirigjentin rus Vlaery Gergiev, pasi ky i fundit refuzoi të dënonte luftën në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të mërkurë se kërcënimet e fundit nga rebelët huthi të Jemenit, të...
14:49 | 23/07/2026

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026