‘Spiunët’ mbeten në burg/ Gjykata e lartë rrëzon rekursin e dy rusëve dhe ukrainasit
Dy rusët dhe ukrainasi i arrestuar mbi dyshimet për spiunazh në Shqipëri do të qëndrojnë në burg. Rekursi i tyre është rrëzuar edhe në Gjykatën e Lartë.
Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva, dy rusët që u arrestuan në uzinën e armëve në Gramsh së bashku me mikun e tyre ukrainas, Fedir Alpatov do të qëndrojë në qeli.
Ankimi i tyre mbi vendimin e gjykatës së apelit Durrës që i la ata në burg, nuk është pranuar nga gjykata e lartë e cila e ka rrëzuar në dhomë këshillimi.
Rusët dhe ukrainasi kërkonin një masë më të butë sigurie ndërsa ndaj tyre janë duke vijuar hetimet për dy akuza “Sigurimi i informatave” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.
Ata u arrestuan pasi në muajin gusht në uzinën e Gramshit sulmuan 2 ushtarë roje me spray neoparalizues.
Nga kontrolli iu gjetën materiale filmike dhe fotografi të ndryshme të bazave ushtarake, 2 dronë e pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën, sende të cilat ngritën dyshimin e prokurorisë se tre të rinjtë mund të kenë ardhur në Shqipëri të rekrutuar me një mision të posaçëm nga shërbimet inteligjente.
Por në deklarime ata kanë pretenduar se janë thjeshtë blogerë që vizitojnë vende të ndryshme dhe kanë hobi aventurat në infrastukturat e braktisura ushtarake.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme