”Tirana vjen tek ti”, në kuadër të 100 vjetorit të kryeqytetit krijohet Muzeu i Lëvizshëm

19 Shtator 2020 | 06:48

Në kuadër të 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet është krijuar “Muzeu i Lëvizshëm” me emrin “Tirana vjen tek ti”.

Ky Muze rikthen përmes imazheve fotografike momentet më të forta të historisë së qytetit, por edhe dinamikave të shndërrimit të tij të përhershëm që nga ballkoni i Bibliotekës së Vjetër Kombëtare ku u ngrit flamuri i pavarësisë, drejt vendimeve të Kongresit të Lushnjës që e shpalli kryeqytet, më pas vijohet me dëshmitë e çasteve të rënda të pushtimit nazi-fashist, por edhe me rezistencën dhe betejën e çlirimit të saj.

Në zemër të kësaj kujtese të shpalosur spikat gjurma dhe simbolika e “Sheshit Skënderbej”, i cili ka qenë që në zanafillë të tij, simboli i shndërrimeve të forta shoqërore e politike të kombit shqiptar dhe refleks i përsosur i diversitetit historik e kulturor.

Një pjesë e vogël e traditës së Tiranës është vendosur në pjesën e jashtme të muzeut, me veshjet etnografike, sofrën tiranase dhe bujarinë e mikpritjen e kryeqytetit.

Maratona e këtij muzeu në lëvizje, do të mirëpritet në ditët në vijim në Prishtinë dhe Preshevë, pas suksesit në tre qytete të tjera si Prizreni, Gjakova dhe Peja.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026