Vranë 39-vjeçarin dhe i plagosën të birin, arrestohen 5 persona

19 Shtator 2020 | 07:24

Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona si të përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku at e bir u qëlluar me armë zjarri. Përveç të arrestuarve tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 13 në zonën e Plazhit pas një konflikti për motive të dobëta mbetën të plagosur tre persona, një prej të cilëve më pas ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë ngritën pika kontrolli në të gjithë qytetin e Durrësit dhe bënë të mundur, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, kapjen dhe arrestimin  në flagrancë të  shtetasve: Klodjan Daci, 20 vjeç, Henri Tatasi, 23 vjeç (i mbetur i plagosur) dhe Sergio Tatasi, 20 vjeç, banues në Durrës.

Armando Baboçi (Gjini) dhe Erald Gjini, babë e bir mbetën të plagosur pas një përleshjeje që nisi fillimisht me karrige dhe sende të tjera të forta në lokal dhe përfundoi me përdorimin e armëve të zjarrit. Pas dërgimit në spital, 39-vjeçari Baboçi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Nga të arrestuarit tre persona janë të përfshirë direkt në ngjarje ndërsa dy të tjerë janë ndaluar për akuzën e “Moskallëzim krimi”. Policia ka arritur të zbulojë autorët nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë në lokalin ku ndodhi përleshja.

 

Lexoni gjithashtu:

Përleshje me armë zjarri në Durrës, një i vdekur dhe një i plagosur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026