Pesë të vdekur dhe 153 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

19 Shtator 2020 | 14:11

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit sa i takon pandemisë së Covid-19. Kështu, në harkun kohor të 24 orëve të fundit kanë humbur jetën pesë qytetarë, ndërkohë janë regjistruar edhe 153 raste pozitive.

Specialistja e Instituti i Shëndetit Publik, Eugena Tomini, u shpreh se gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme. Ajo shtoi se aktualisht në dy spitalet Covid po marrin trajtim  mjekësor 178 pacientë, ku 13 janë të terapi intensive, kurse pesë të tjerë po trajtohen me frymëmarrje të drejtuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2444
Durrës 559
Shkodër 373
Lezhë 295
Elbasan 274
Korçë 237
Fier 222
Vlorë 189
Kukës 143
Berat 106
Gjirokastër 69
Dibër 69.

Autoritetet shëndetësore që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot kanë kryer 78886 teste të dyshuara, ndërkaq janë evidentuar 12226 persona të prekur nga coronavirus. Ministria e Shëndetësie raporton më tej se numri total i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 358.

Qarku më i prekur në vend është Tirana me 170 jetë të humbura, i ndjekur nga Durrësi me 46 dhe Shkodra me 39. Qarku më pak i prekur është Berati, pasi deri tani janë raportuar vetëm dy vdekje nga Covid-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026