Pedagogët protestë para parlamentit: Çfarë arsimi mund të zhvillohet me buxhet 3%?
Pedagogët janë rikthyer sërish në protestë për mosrealizimin e 9 kërkesave për arsimin e lartë.
Këtë të enjte ata ishin para Parlamentit, në ditën kur diskutohet buxheti i vitit 2023.
“Çfarë arsimi mund të zhvillosh kur ti e ke 3% dhe ka 10 vjet që ke premtuar që do ta bëjë 10%. Ka mbetur gjithnjë nën 3%, kështu që nuk pritet as zhvillimi i arsimit të lartë, as arsimi parauniversitar, as fillor me këtë trajtim financiar mizerabël. Duhet vlerësuar jo vetëm buxheti nga i cili akordohet për institucionet e arsimit të lartë për departamenete e fakultetet, por edhe mënyra se si shpenzohet ky buxhet”, u shpreh kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve Sandër Kovaçi.
Vendimi i Ministrisë së Arsimit për krijimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë Publike të Pavarura, nuk është pritur mirë nga pedagogët.
“Me anë të kësaj vendimarrje e thellon situatën e agravuar ekonomike të universiteteve publike, i jep më pak detyrime shtetit në bazë të saj që të financoj universitetin”, theksoi Kovaçi.
Një ligj që është bërë pa pyetur fare stafet akademike, pa pasur fare në konsideratë kushtet e arsimit në Shqipëri. Ky është një dëm i madh që godet në mënyrë indirekte e në mënyrë fatale arsimin publik”, tha pedagogu Lush Susaj.
Ata paralajmërojnë protesta të tjera në vijim deri në bojkot të sezonit të provimeve nëse kërkesat e tyre nuk realizohen.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta