Protesta e pedagogëve në rrethe, Korça dhe Vlora bojkotojnë

17 Tetor 2022 | 12:02

Pedagogët në Universitetin e Tiranë kanë bojkotuar mësimi këtë të hënë në ditën e parë të nisjes së procesit mësimor. Gazetarja Sara Demushi raportoi se pedagoget në Tiranë kanë mbajtur një protestë përballë fakulteteve duke nisur nga ora 10:00 e paradites, duke bojkotuare mësimin. Por ndryshe ka qenë panorama në rrethe.

Pedagogët e Universitetit të Durrësit i janë bashkuar sot protestës për rritje të pagave. Pedagogu Mentor Beqja tha për gazetaren e Euronews Albania Kloida Gjuzi se kërkojnë që pagat e tyre të rriten nga buxheti i shtetit dhe jo nga tarifat që paguajnë studentët. Ai kërkoi që studentët duhet t’i bashkohen pedagogëve në këtë protestë.

Në Vlorë dita e parë e mësimi ka nisur normalisht. Gazetarja e Euronews Albania Ebrieta Maçaj raportoi se ka qenë i lartë numri i studentëve që kanë frekuentuar sot universitetin ‘Ismail Qemali’ të Vlorës. Ajo tha se nuk ka pasur asnjë indicie për bojkot apo protestë të pedagogëve.

Edhe në Korçë mësimi ka nisur normalisht. Gazetari Xhensil Shkëmbi raportoi se studentët janë shprehur kundër ose nuk e pranojnë për bojkot. Asnjë pedagog nuk ka lajmëruar bojkot të mësimit.

Në Shkodër viti akademik ka nisur me protestën e pedagogëve në orën 10:00 që është konfirmuar nga kreu i Sindikatës që ka ftuar të gjithë pedagogët të kërkojnë rritje pagash. Gazetari Teodor Gjerga raportoi se mësimi ka vijuar normalisht me shpërndarjen e studentëve të rinj nëpër klasa.

Në Elbasan është zhvilluar protesta e lajmëruar nga pedagogët. Gazetari Renato Tafani raportoi se në universitetin e Elbasanit ka qenë vetëm një pedagog ai që ka lajmëruar për protestën, të cilës më pas i janë bashkuar edhe pedagogë të tjerë. Ai tha se numri i studentëve në Elbasan ka pasur një ulje të ndjeshme këtë vit akademik në krahasim me vitet e tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026