Rastet me Covid-19, Ministria e Arsimit në Kosovë bën thirrje për kujdes të shtuar në shkolla

19 Shtator 2020 | 18:54

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë u ka bërë thirrje drejtuesve të shkollave, mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për kujdes të shtuar në shkolla, në oborre dhe në afërsi të tyre.

Ky apel vjen në kuadër të rritjes së vigjilencës për frenimin e përhapjes së pandemisë së Covid-19.

Po ashtu, MASH, kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) që të kujdesen për dezinfektimin e vazhdueshëm dhe mirëmbajtjen e shkollave sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësie Publike kanë kompetencë totale për të urdhëruar mbylljen e shkollave, në rast se është e nevojshme.

Me qëllim shmangien e këtij skenari, Ministria e Arsimit kërkon nga drejtoritë komunale të bëjnë vlerësime reale në terren dhe të evidentojnë shkolla që nuk përmbushin kushtet e zhvillimit të mësimit në klasa.

Në rast se do konstatohen shkolla, të cilat nuk kanë kushte të favorshme për ruajtjen e shëndetit të mësuesve dhe nxënësve, atëherë Ministria e Arsimit nuk e përjashton mundësinë që procesi mësimor të zhvillohet online.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026