Përmbytjet dëmtojnë urat
Vërshimi i lumit Kir dhe Drin në Shkodër këtë vit vuri këmbanën e alarmit për gjendjen në të cilën ndodhen urat, objekte këto shumë të rëndësishme për lidhjen e Shkodrës me qytetet e tjera.
Për ish-drejtuesen e ARRSH-së dhe inxhinieren me eksperiencë Zenepe Dibra, pas një inspektimi në shtratin e lumit Kir mbi të cilën ngrihet ura e Bardhajve, gjendja është alarmante.
Përmbytjet e shkaktuara nga vërshimi i ujërave shkaktuan shembjen e urës së vjetër të “Bahçallëkut”, një urë monument me një histori qindra vjeçare.
Specialistja thotë se mungesa e mirëmbajtjes shkaktoi shembjen.
Shkëputja e pjesës nga ura e vjetër, mund të ketë dëmtuar shumë strukturën mbajtëse të urës së re, prandaj inspektimi është emergjent, shprehet inxhinierja.
Duke marrë parasysh përmbytjet e shpeshta në Shkodër, i domosdoshëm është inspektimi i këtyre objekteve menjëherë pas largimit të ujit për të shmangur tragjeditë në të ardhmen.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta