Stoltenberg: NATO nuk do të tërhiqet në mbështetjen për Ukrainën

25 Nëntor 2022 | 12:07

NATO nuk do të reduktojë mbështetjen e saj për Ukrainën, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp të premten.

Këtë e tha teksa ka folur përpara një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s, i cili do të zhvillohet në Bukuresht, Rumani, në fund të nëntorit, shkruan CNN. 

“Kështu që NATO do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ne nuk do të tërhiqemi”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg tha se ministrat e jashtëm po ofrojnë mbështetje të paprecedentë ushtarake dhe ai pret që ata të bien dakord të rrisin mbështetjen e tyre në takimin e Bukureshtit.

NATO ka ofruar karburant, pajisje mjekësore, pajisje dimërore dhe bllokues të dronëve, sipas Stoltenberg.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026