SHBA nis delegacion për të nxitur bashkëpunimin ekonomik në Kosovë, Serbi, Greqi dhe Izrael

20 Shtator 2020 | 15:42

Shtetet e Bashkura të Amerikës nisën këtë të diele një delegacion të veçantë që deri më 25 shtator do të vizitojë Greqinë, Kosovën, Serbinë dhe Izraelin me synim rritjen e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik.

Siç njoftoi ambasada amerikane në Prishtinë, delegacioni me 13 persona, që kryesohet nga Adam Boehler drejtues i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financim (International Development Finance Corporation; DFC) ka në përbërje të dërguarin e posaçëm të Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell dhe drejtues të disa agjencive bankare dhe investimesh amerikane.

Zyrtarët amerikanë pritet të zhvillojnë takime me përfaqësues të qeverive përkatëse dhe po kështu përfaqësues të bizneseve.

Ky zhvillim ndodh pas marrëveshjeve që arriti Kosova dhe Serbia si dhe Izraeli me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin.

Delegacioni pritet të përthellojë më tej diskutimet për mbështetje dhe investime strategjike sidomos në diverifikimin e energjisë elektrike ndërkohë që për të koordinuar punët DFC do të hapë zyrë të sajën në Beograd.

Në marrëveshjen e arritur më 4 shtator mes Beogradit dhe Prishtinës, DFC dhe banka amerikane e Eksport-Importit (EXIM) morën përsipër financimin e hekurudhës që do të lidhë dy vendet si dhe projekte të tjera ekonomike për rajonin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026