Drafti i Rudina Hajdarit për listat e hapura, përgjigjet Gjiknuri: Të gatshëm të diskutojmë çdo propozim

21 Shtator 2020 | 09:03

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i është përgjigjur draftit të paraqitur një ditë më parë nga përfaqësuesja e opozitës parlamentare në këtë këshill, Rudina Hajdari për hapjen 100 për qind të listave.

Përmes një letre të hapur z. Gjiknuri shprehet se Partia Socialiste, përkundër amendamenteve të propozuara prej saj lidhur me hapjen e listave 100 për qind, është e gatshme të diskutojë rreth propozimeve të saj “me synim arritjen e një produkti me konsensus sa më të gjerë.

Ai i bëri thirrje edhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare që të paraqesin draft-propozimet e tyre në mënyrë që të arrihet në një produkt sa më konesesual.

“Në rast se opozita jashtëparlamentare, brenda afateve që na ka caktuar Kuvendi, do të vazhdojë të refuzojë ftesën për të dhënë kontributin e saj me amendamente konkrete të Kodit Zgjedhor, Ju si opozitë parlamentare keni gjithsesi të drejtat dhe hapësirat e plota ligjore për t’i bërë amendamentet tuaja pjesë të diskutimit që do duhet të zhvillohet padiskutim në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe grupin përkatës të punës ku përfaqësohet si mazhoranca ashtu edhe minoranca në Kuvend”, shprehet z. Gjiknuri.

një ditë më parë deputetja hajdari propozoi një draft me amendimet përkatëse në kodin zgjedhor, të cilat sipas saj garantojnë hapjen 100% të listave, ‘jo vetëm si mekanizëm i shprehjes së opinionit popullor mbi cilësinë e kandidatëve, por mbi të gjitha si një mekanizëm përzgjedhës I deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë’. 

 

Lexoni gjithashtu:

“Hileja e PS me hapjen e listave”, Soko: Deputet të zgjidhet kush merr më shumë vota

Debati për listat, opozita brenda dhe jashtë parlamentit kundër propozimit të PS

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026