Situata në veri të Kosovës është shumë e tensionuar, thotë ministri serb i Mbrojtjes
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç deklaroi se situata në Kosovë është ende shumë e tensionuar sepse ka shumë çështje të hapura” dhe shpreson se përgjigjet do të kërkohen në formë të dialogut.
“Serbët janë të shqetësuar sepse nuk dihet se cili do të jetë hapi i ardhshëm për Kurtin, një njeri që ka treguar se merr vendime jo shumë racionale dhe se nuk është njeri i marrëveshjeve”, tha ministri, shkruan N1.
Sipas tij, se Serbia gjithmonë zgjedh, sa herë që ka qoftë edhe një milimetër hapësirë, të kërkojë zgjidhje përmes dialogut.
“Ushtria jonë është e guximshme dhe e vendosur për të përmbushur të gjitha detyrat që i merr nga kreu i shtetit, por Serbia gjithmonë kërkon që zgjidhja të arrihet me dialog, marrëveshje, kompromis”, theksoi Vuçeviç.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur se u dakordësua për një kompromis në lidhje me çështjen e targave të automjeteve, pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, se situata në veri të vendit mund të përkeqësohej.
LEXONI GJITHASHTU
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta