Petkoviç: Nuk ka afate për normalizimin e marrëdhënieve, Kurti po mashtron
Drejtori i Zyrës së Qeverisë për Kosovën, Petar Petkoviç deklaroi se nuk ka afate për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Petkoviç u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mashtron opinionin me komentet e tij, shkruan N1.
“Është koha që Albin Kurti të ndalojë së mashtruari opinionin dhe të përballet me të vërtetën dhe faktet që dëshmojnë qartë se nuk ka afate të përcaktuara dhe të paracaktuara për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi ai.
Petkoviç thote se Kurti po mohohet nga zyrtarët ndërkombëtarë dhe i fundit i cili e ka bërë një gjë të tillë, është zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ku nënvizoi se nuk janë caktuar afate.
Kosova dhe Serbia, më 23 nëntor në Bruksel, kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.
Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova do t’u japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë