Nis mbledhja e përbashkët e Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës
Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, ka nisur mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Delegacioni i Kosovës me në krye kryeministrin Albin Kurti është pritur me këngë e valle tradicionale shqiptare nga kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Kjo është mbledhja e parë e dy parlamenteve të dy vendeve.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në fjalën e mbajtur në nisje të mbledhje së përbashkët mes kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës dha mesazhin për të zhdukur kufijtë mes dy vendeve.
“Sa më e bashkuar bashkësia shqiptare në rajon aq më i qëndrueshëm do jetë rajoni. Shqipëria dhe Kosova si entitet në Ballkan duhet t’i shndërrojmë kufijtë mes dy vendeve në informalë. Për këtë një rol kanë kuvendet tona”, tha Nikolla.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta