EMRAT| Aksident tragjik në autostradë, humbin jetën 2 vajza, rëndë 26-vjeçari

27 Nëntor 2022 | 11:29

Një aksident i rëndë me 2 viktima dhe 1 të plagosur në një gjendje të rëndë është shënuar në autostradën Tiranë-Durrës në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin Arbër Tivari, 26 vjeç ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë kanë humbur jetën 2 vajza pasagjere në mjet, shtetësja Silva Gjergji dhe Roxhersa Klironomi 24 vjeçe.

Në aksident është plagosur rëndë edhe drejtuesi i mjetit Arbër Tivari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit të rëndë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026