“Duhet të bëhemi më shpesh bashkë”, Kurti: T’i pranojmë njëri-tjetrit kritikat

27 Nëntor 2022 | 11:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë kërkoi më shumë bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë, jo vetëm në raste festash.

Kurti bëri thirrje që politikanët në të dy anët e kufirit të kenë në prioritet pozitën e Shqipërisë dhe Kosovës në arenën ndërkombëtarë dhe jo ato vetjake.

“Situata nuk është fare rozë, nëse i ndalim përpjekjet rrezikojmë, rrezik është mosveprimi. Vendet tona kanë probleme, nga të cilat më i mprehti është largimi i të rinjve. Shqipëria bëhet, Kosovë bëhet. Puna është rruga jonë, nderi e besa  janë cilësitë tona dhe ne do i tregojmë botës se siç po nxjerrim këngëtarë e afaristë të suksesshëm do jemi në gjendje të bëjmë shtetin dhe demokracinë”, tha Kurti.

Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, po mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026