Alibeaj në Kuvend: Do ta shohim Serbinë vetëm përmes syve të Kosovës
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, nënvijëzoi faktin se në çdo takim me partnerët ndërkombëtarë Kosova, dhe moscenimi i sovranitetit dhe integritetit të saj, ka qenë kryefjala e PD.
Alibeaj u shpreh se PD, edhe pse në mosdakordësi të plotë me qeverinë aktuale në Tiranë, PD ka votuar e mbështetur pa asnjë dilemë, çdo nisme që shkon në mbështetje apo me pjesëmarrjen e Kosovës.
Ai theksoi faktin se PD do ta shohë Serbinë vetëm përmes syve të Kosovës dhe se është kundër nismës Ballkani i Hapur si një projekt që nuk garanton gjithëpërshirjen.
“Në mbështetje e në shërbim të të vërtetës historike të shqiptarëve në Kosovë, ne si PD, kemi depozituar në parlamentin e Shqipërisë, dhe jemi ende në pritje të shqyrtimit në seancë të Projekt-Rezolutes për të dënuar Genocidin Serb në Kosovë. Kundërshtitë tona energjike ndaj një projekti si ish-minishengen apo Open Ballkan, i cili së fundmi edhe nga parlamenti evropian në dokumentin e strategjisë se zgjerimit u vlerësua me rezerva kundërshtuese, si i papërputhshëm me normat evropiane dhe që nuk garanton gjithëpërfshirje. Kundërshtitë tona për këtë projekt kanë qenë mbi të gjitha, se Kosova kurrë nuk e pranoi, se ky ishte e mbetet një projekt që e fut çështjen e Kosovës dhe rolin e shqiptarëve në Ballkan në një rrugë të dyshimtë e të paqartë”, tha Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë