Balla: Takimi i ardhshëm mes 2 kuvendeve të mbahet në Prizren më 10 qershor
Në mbledhjen e dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla propozoi që takimi i radhës i deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë të mbahet në Prizren më 10 qershor.
Gjatë fjalimit të tij, Balla përmendi ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, duke thënë se duhet të mbrohet legjitimiteti i luftës heroike.
“Sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar në të njëjtin burg sikur ata që urdhëruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti e një rezolute turpi për ata që e shkruan e për ata që e votuan. Tek komandantët një grup prej nesh do të do shkojmë nesër në Hagë e t’ua urojmë aty ditën e pavarësisë… Duke mos harruar se fitoren e arritëm me perëndimin në krah dhe duhet të mbyllet e të sanksionohet në aleancë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, kolegë deputetë, ndërsa vitin e ardhshëm festojmë 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të propozoja që takimi i radhës i dy kuvendeve tona të jetë në Prizren, më 10 qershor 2023”, tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)