URBAN STORY/ Irma Libohova: Festivalet e këngës, kapitull i mbyllur!
E kush nuk i kujton debutimet e saj në skenën e festivaleve të këngës së lehtë shqiptare. Plot ritëm, tekste kuptimplotë dhe kthim në skenë disa herë nga duartrokitjet e shumta të publikut. Irma Libohova, është personazhi i parë i ciklit të rrëfenjave të qytetit të Tiranës, Urban Story në Euronews Albania. Në një udhëtim që nga kopshti ku ka kaluar fëmijërinë e më pas në institucionet kulturore në Tiranë ku zhvilloi karrierën, ikona e muzikës shqiptare, rrëfen jetën e saj si asnjëherë më parë. Ndan me publikun disa sekrete, mes të cilëve edhe faktin se nuk do ta shohin më në skenën e madhe të festivaleve.
“Është një mision që e kam mbyllur, festivalin tani unë thjesht e shoh” – thekson Irma, ndërsa ndan edhe shqetësimin për cilësinë e ulët të prodhimeve në tregun muzikor shqiptar. Në fakt, ky është një shqetësim i përbashkët i brezit të vjetër të artistëve, të cilët në karrierat e tyre nuk janë tërhequr nga muzika komerciale, po nga muzika e mirë e që mbetet gjatë.
Duke u kthyer pas në kohë, Irma Libohova kujton se e kuptoi shpejt talentin që kishte. Madje edhe përpiqej ta shfrytëzonte për ndonjë tekë të momentit, siç i quan ajo, ato kërkesat fëminore.
“I shihja (njerëzit) dhe thosha me vete, këta më duan mua dhe më dukej vetja vip (qesh)”.
Megjithatë kjo nuk e frenoi Irmën të punonte edhe më fort me zërin, notat dhe interpretimin. Dhe lodhja iu shpërblye. Në karrierën e saj të gjatë artistike, bëri “xhiron” e institucioneve kulturore më të rëndësishme në kryeqytet.
Dhe sot, pas disa dekadash muzikë mbi supe, Irma ka këtë dëshirë: “ Shpresoj që në historinë e gjatë të Tiranës, të kem lënë një gjurmë, një gjurmë të mirë”. Përgjigjen më të mirë mund t`ia kthejë publiku, që ende di përmendësh tekstet e këngëve të saj, pavarësisht në cilin vit janë krijuar ato.
Urban Story vijon sërish të premten në orën 18.00 misionin e tij, për t’ju prezantuar me të njohur e të panjohur, me ata, njerëzit e Tiranës.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta