FSHF-ja kapet në shkelje, Autoriteti i Konkurrencës: Abuzim me të drejtat e transmetimit

21 Shtator 2020 | 16:24

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka lënë në fuqi konstatimin e Autoritetit të Konkurrencës për abuzime me pozitën dominuese të FSHF-së në lidhje me aktivitetin ekonomik që zhvillon. Sipas vendimit të marrë këtë të hënë, saktësohet se janë dhënë kushte dhe detyrime, si vendim i bazuar në prova dhe në ligj, pas hetimit të kryer.

Në dokumentin që Euronews Albania ka siguruar, thuhet se abuzimi lidhet me aktivitetin ekonomik që zhvillon, në drejtim të shitjes së të drejtave të transmetimit televiziv; shitjes së biletave të ndeshjeve të ekipeve kombëtare; sponsorizime dhe reklama.

Në vendimin e marrë është e saktësuar se FSHF duhet të mos shkelë rregullat për dhënien e të drejtës së transmetimit për një periudhë kohore jo më shumë se tre vite, ndërsa në anën tjetër duhet të bëjë një shtrirje te disa operatorë transmetimi. Po ashtu duhet të hiqet e drejta e ekskluzivitetit të përmbledhjeve, si dhe ndarja e paketave të ndeshjeve të Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë.

Ndër të tjera theksohet se FSHF duhet të pasqyrojë në mënyrë koherente të gjithë shpërndarjen e fondeve që vijnë nga organizmat ndërkombëtarë në faqen zyrtare, si dhe duhet që çdo procedurë për marrëveshje me sponsorët të pasqyrohet në faqen e FSHF-së, për të krijuar konkurrencë të barabartë.

Sa i përket shitjes së biletave, qeveria e futbollit shqiptar duhet të hartojë një strategji për çmimin e shitjes së biletave dhe më pas kontrata të dërgohet për vlerësim paraprak pranë Autoritetit të Konkurrencës.

Zbatimi i kërkesave dhe detyrimeve duhet të realizohet në harkun kohor të 120 ditëve. Autoriteti i Konkurrencës do të mbikëqyrë për dy vite Federatën Shqiptare të Futbollit për përmbushjen rigoroze të pikave të paraqitura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026