“Nuk kemi fjalë boshe”, delegacioni i SHBA-së premtoi investime të mëdha në Kosovë
Delegacioni amerikan që zbarkoi në Prishtinë pasditen e së hënës, u shpreh se ka sjellë një “çek të madh me para”, por nuk treguan shifra konkrete të investimeve në Kosovë. Ekipi që erdhi nga Amerika, u kryesua nga shefi i Korporatës Financiare për Zhvillim, Adam Bohler e bashkë me të ishte edhe emisari special për dialog, Richard Grenell.
Ata i priti shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti, ndërsa në zyrën e kryeministrisë erdhën edhe presidenti Hashim Thaçi e kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Pasi Bohler dhe Hoti nënshkruan marrëveshjen ku zotoheshin për përshpejtimin e investimeve, Thaçi dekoroi Grenell me medaljen “Presidenciale të Meritave”.
Më pas në konferencën për media, munguan presidenti e kryeparlamentarja, por amerikanët i shoqëroi kryeministri.
Asnjëri nga ta nuk dha shifra konkrete të investimeve, por thanë se do të krijohen mijëra vende premtuan ndryshim të peizazhit ekonomik. Kryeministri Hoti tha se prezenca e delegacionit me agjencitë kyçe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tregon diçka të rëndësishme.
“Prezenca e tyre sot flet një gjë, tregon vendosmërinë dhe seriozitetin e presidentit Trump, të administratës së tij dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij, për zbatimin e një marrëveshje që po cilësohet me plotë të drejtë, marrëveshje historike”, tha Hoti.
Ndërsa ambasadori Grenell tha se kosovarët kanë marrë shpesh premtime që nuk janë përmbushur, por se amerikanët nuk japin ‘fjalë boshe”.
“Me vete kam Adam Bohlet, i cili do të flasë për para dhe ky është “djaloshi i parave” dhe ka sjellë me vete një cek të madh”, tha ai.
E shefi i DFC-së, të cilin Grenell e quajti “djaloshi/çuni i parave”, tha se do të investojnë shumë para, por nuk dha shifra konkrete të projekteve konkrete. E vetmja pikë ku u tha diçka konkrete është se brenda 30 ditësh, ekipi amerikan do të vijë në Kosovë për të bërë fizibilitetin në liqenin e Ujmanit.
“Ne jemi kaubojë, sepse jemi të orientuar dhe nuk lejojmë që e kaluara ta përkufizojë të ardhmen. Dhe sepse mbajnë fjalën e tyre, kur premtojnë diçka”, tha Adam Bohler, shef i Korporatës Financiare Ndërkombëtare për Zhvillim.
Ndërsa kur u pyet për deklaratën e Trump në fushatë, i cili tha se ka ndaluar vrasjet mes Kosovës e Serbisë, emisari Grenell nuk u përgjigj direkt, por tha se Trump është i fokusuar në sukses. Ndërsa për kritikat e Vetëvendosjes tha se, nuk do të hyjë në komente politike, ngase marrëveshja ekziston dhe ajo po implementohet.
Delegacioni amerikan veç Kosovës, do të vizitojë edhe Serbinë, Greqinë dhe Izraelin.
Lexoni gjithashtu:
“Ndalëm vrasjet masive Kosovë-Serbi”, VV-ja tregon pasaktësitë e deklaratës së Donald Trump
Trump thotë se politika e tij po ndal “vrasjet masive” mes Kosovës dhe Serbisë
Vetëvendosje kundër deklaratës së Trump: Rehabiliton ish-bashkëpunëtorët e Millosheviçit
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta