Salaj dhe Kostreci komentojnë çështjen Ginsburg: Zëvendësimi i saj përplas politikisht Trump dhe Biden
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ilva Taren në emisionin “Ilva Now”, gazetarja e Zërit të Amerikës Keida Kostreci, ka folur rreth atmosferës pranë Gjykatës Supreme dhe debateve politike që janë hapur pas vdekjes së Ruth Bader Ginsburg.
Për hir të figurës solemne qe juristja përfaqësonte, ndarjen e saj nga jeta e kanë përjetuar shumë njerëz e sipas asaj që gazetarja raporton përballë Gjykatës Supreme atmosfera është solemne.
“Arsyeja se pse filloi menjëherë lufta politike është sepse Gjykata e Lartë merr vendime të tilla që kanë ndikim për jetën e Shteteve të Bashkuara për vite ose dhe dekada me rradhë, sepse anëtarët e Gjykatës e marrin emërimin e tyre përjetë”,- tha Kostreci teksa sqaroi dhe pse është hapur ky debat i ashpër politik.
Ndërkohë në studio, Blendi Salaj, moderator i emisionit të mëngjesit në A2 komentoi në emisionin “Ilva Now” se si e sheh ai këtë çështje.
Sipas tij vdekja e Ruth në një kohë kaq të afërt me zgjedhjet e bën edhe më të rëndësishëm emërimin.
Referuar partive politike Demokratët janë ata që duan që zëvendësimi i juristes të bëhet pas zgjedhjeve ndërkohë që Republikanët dhe presidenti Trump konkretisht, është i gatshëm të japë një emër për zëvendësimin e Ruth brenda ditës së premte.
Ajo çfarë e bën edhe më delikate situatën sipas Salajt nëse vihet në zbatim kërkesa e Republikanëve, është bilanci i 6 konservatorëve përballë 3 demokratëve në Gjykatën Supreme.
Sipas dy gazetarëve kjo konsiderohet çështje e fushatës elektorale dhe Trump është ai që po e luan më fort këtë kartë.
“Janë të pakta figurat që komandojnë të tillë respekt në SHBA,”- tha Blendi Salaj teksa u pyet se përse në këto momente po bëhet një politizim i Gjykatës.
“Efekti i emërimit do të zgjasë me dekada”,- theksoi ai duke vënë edhe një herë në dukje rëndësinë e situatës.
Gazetari përmendi gjithashtu dhe situatën që u krijua në zgjedhjet e 2016 ku një gjykatës vdiq 8 muaj para zgjedhjeve dhe zgjedhja e pasuesit të tij nuk u bë nga Obama por nga presidenti i ardhshëm.
Ndërkaq duket se edhe pse 44 ditë para zgjedhjeve Trump duket i vendosur të emërojë pasuesen e Ruth Bader Ginsburg që sipas emrave të propozuar nga ai do të jetë një femër.
Në lidhjen e drejtpërdrejtë Kostreci përmendi gjithashtu se Ruth e ka lënë në testamentin e saj se dëshira e saj e fundit ishte që pasuesi i saj të zgjidhej nga presidenti i ardhshëm.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht