Abazi: Asosacioni, ‘gozhdë’ për Kosovën në rrugën drejt finalizimit të marrëveshjes

28 Nëntor 2022 | 18:40

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Kosovë, Haki Abazi thotë se formimi i Asosacionit të komunave me shumicë serbe, është kthyer në një ‘gozhdë’ për Kosovën, në rrugën drejt finalizimit të marrëveshjes me Serbinë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Abazi u shpreh se për t’u çliruar nga ky ngërç në të cilën gjendet Kosova, e mira do ishte që formimi i Asosacionit, të jetë pa kompetenca ekzekutive.

“Unë mendoj që duhet patjetër të ndodhë për ta çliruar ngërçin në të cilin ndodhemi, sa i përket përfundimit të dialogut me Serbinë dhe nënshkrimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim dhe njohje.

Do ishte shumë më mirë që ne të mos merreshim fare me këtë çështje, por ja që kemi trashëguar, si gjeneratë e politikanëve, marrëveshje të nënshkruara që nuk janë nga më të mirat, por Asosacioni është bërë gozhdë në sharrën e ecjes tutje për finalizmin e marrëveshjes. Meqë kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese, atëherë neve na duhet të lëvizim para”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023