Talibanët në Pakistan i japin fund armëpushimit

29 Nëntor 2022 | 07:50

Talibanët në Pakistan njoftuan se i kanë dhënë fund marrëveshjes së armëpushimit që arritën me qeverinë në qershor dhe urdhëruan luftëtarët e tyre të kryejnë sulme në mbarë vendin.

Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), një entitet i ndarë nga talibanët në Afganstan, por që ndan ideologji të ngjashme islamike, ka qenë përgjegjës për dhjetëra sulme të dhunshme dhe qindra vdekje në mbarë Pakistanin që nga viti 2007.

“Teksa operacionet ushtarake po vazhdojnë kundër muxhahedinëve në disa zona të ndryshme, është e rëndësishme që ne të kryejmë sulme ku të mundemi në mbarë vendin”, u tha në deklaratën e TTP-së.

Për një kohë, TTP-ja a pasur ndikim në zonat fisnore të Pakistanit, duke imponuar një version radikal të ligjit islamik, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Luftëtarët e këtij grupi që nga viti 2010 vijnë në Pakistan kryesisht nga Afganistani fqinj, dhe tani janë inkurajuar edhe më shumë me kthimin në pushtet në Kabul të talibanëve afganë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026