Nisma Thurje prezanton statuja simbolike, sheshi ‘Avni Rustemi’ do të ndryshojë emër

29 Nëntor 2022 | 15:39

Nisma Thurje ka nisur protestën tek sheshi ‘Avni Rustemi’, tek Pazari i Ri. Nisma ka prezantuar një statujë simbolike për t’i vënë emrin sheshit ‘Fan Noli”.

Po ashtu Nisma Thurje kërkon heqjen nga Tirana të të gjithë busteve që nderojnë figura historike që njihen për vrasje apo atentate.

Sipas tyre, ka ardhur koha për t’u shkëputur nga trashëgimia  e regjimit komunist që e mbushi Tiranën me buste partizanësh.

“Kemi pasur zevëndësime të cilat për ne janë të papranueshme. Nuk  duhet të mendojmë që shembull për rininë do të jenë njerëz si Siri Kodra, Avni Rustemi apo të tjerë, duhet të hiqen në mënyrë imediate, direkte dhe të zevendësohen me emra të tjerë.

Flasim për emra që i kanë thyer kufijtë shqiptarë dhe në të gjithë botën janë të njohur për bëmat e tyre. Flasim për njerëz që nuk kanë kursyer as jetën, për njerëz që kanë luftuar për këtë vend. Kemi propozuar që ky shesh të mbajë emrin e Fan Nolit, një krenarie kombëtare”- tha njëri prej protestuesve.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026