Samiti i NATO-s, Stoltenberg: Sisteme më të sofistikuara mbrojtëse Kievit

Jens Stoltenberg
29 Nëntor 2022 | 15:10

Liderët e vendeve të NATO-s po takohen në Rumani për të përforcuar mbështetjen për Ukrainën përballë sulmeve të intensifikuara ruse.

Shefi i Aleancës deklaroi se prioriteti numër një është të forcohen kapacitetet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, për të shmangur shkatërrimin e mëtejshëm. Ai shtoi se Perëndimi duhet të ofrojë sisteme armatimi më të sofistikuara.

“Mesazhi nga të gjithë aleatët është se duhet të bëjmë më shumë, si për të ndihmuar Ukrainën në riparimin e infrastrukturës së shkatërruar, ashtu edhe për të adresuar sulmet ruse, duke ofruar më shumë sisteme mbrojtëse ajrore. Kjo do të thotë që pjesërisht të japim më shumë sisteme armatimi, por edhe të sigurohemi që sistemet që kemi dhënën, shumica e të cilëve kanë qenë të standardeve moderne të NATO-s, të jenë funksionale”, tha Stoltenberg.

Në konferencën dyditore, Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë një paketë të rëndësishme ndihmë në mbështetje të rrjetit energjetik ukrainas, që po goditet rëndë nga sulmet ruse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026