Anëtarësimi në NATO, ministri turk takim me homologun suedez dhe finlandez
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu deklaroi se do të takohet me homologët nga Suedia dhe Finlanda, për të diskutuar për aplikimet e tyre për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s.
Takimi do të zhvillohet në samitin e NATO-s që mbahet më 29 nëntor në Bukuresht, shkruan Daily Sabah.
“Ne do të takohemi me ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Finlandës nesër në Bukuresht në një format trepalësh,” tha Çavuşoglu të hënën teksa foli me një grup gazetarësh pas një konference të përbashkët për shtyp në Ankara me homologun e tij nga Turkmenistani.
Ankaraja i ka akuzuar dy shtetet nordike se ofrojnë strehë të sigurt për militantët kurdë, që Turqia i konsideron “terroristë” dhe nuk ka ratifikuar anëtarësimin e tyre në NATO, pavarësisht një marrëveshjeje që u arrit në qershor.
Finlanda dhe Suedia vendosën që të bëhen anëtare të NATO-s në maj, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë