Ndregjoni: 29 nëntori i barabartë me datën 7 prill të pushtimit fashist
Ish i përndjekuri politik Besim Ndregjoni ka folur për në lidhje me simbolikën dhe përplasjet për 29-nëntorin, festën e Çlirimit të Shqipërisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se data 29 nëntor është e barabartë me datën 7 prill të vitit 1939 dhe me datën 1 shtator 1943.
Ai tha se në këto dy data ndërhynë nazistët dhe sadistët në vendin tonë.
Më tej Ndregjoni theksoi se data 29 nëntor duhet të konsiderohet ditë zie për gjysmën e shqiptarëve e jo ditë Çlirimi.
“Data 29 nëntor është e barabartë me datën 7 prill 1939, më datën 1 shtator të 1943. Në 7 prill Italia fashiste pushtoi Shqipërinë me 1 shtator, ndërhyn trupat naziste në Shqipëri dhe me 29 nëntor 1944 hyn sadistët në Shqipëri me anë të armëve. Kjo për gjysmën e shqiptarëve ishte ditë zie e jo çlirim.
Në ’44 Enver Hoxha me qeverinë e tij, sa u fut në Berat partizanët komunistë nxorën eshtrat e kryeministri Vrioni, dhe eshtrat ja hodhën Dri. Kur erdhën në Tiranë sadistët komunistë, hodhën në erë varrin e nënës Mbretëreshë Sadije Toptani. Morën eshtrat e Gjergj Fishtës dhe i hodhën. Si mund të quhet ditë çlirimi një ditë që e hoqi ambasadën amerikane dhe ambasadën britanike nga Shqipëria”- tha ai.
https://youtu.be/gOUPjM88TbU
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta