Fund “epokës së artë”/ Marrëdhëniet Kinë-Britani, Sunak: Mjaft me naivitet

29 Nëntor 2022 | 17:15

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka deklaruar se e ashtuquajtura “epoka e artë” e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës ka perënduar dhe ka premtuar se do të “evoluojë” qasjen e Londrës kundrejt gjigantit aziatik.

Në fjalimin e parë të lidhur me politikën e Jashtme, Sunak ka theksuar se marrëdhëniet e ngushta ekonomike mes dy vendeve të regjistruara dekadën e kaluar kanë qenë “naive”.

Megjithatë, kreu i qeverisë ka paralajmëruar për rrezikun që vjen nga “retorika e Luftës së Ftohtë”, duke nënvizuar se influenca e Kinës në botë nuk mund të injorohet.

“Ne e pranojmë se Kina përbën një sfidë sistematike ndaj vlerave dhe interesave tona, një sfidë që po bëhet gjithnjë e më akute teksa autoritarizmi po rritet”, ka deklaruar Sunak.

Duke qëndruar tek autoritarizmi, ai e ka vënë theksin tek qasja e qeverisë kineze ndaj Hong Kongut dhe tek shkelja e të drejtave të komunitetit ujgur.

Duke reaguar, Kina ka akuzuar kryeministrin Britanik për “gënjeshtra dhe paragjykim ideologjik”. “Konstatimet e palës britanike janë të mbushura me paragjykime ideologjike dhe shpifje dashakeqe ndaj politikave të Kinës”, ka deklaruar Pekini, përmes një komunikate të shpërndarë nga ambasada kineze në Londër.

Sa i takon politikave ndaj Hong Kongut dhe ujgurëve, thuhet në komunikatë, ato janë çështje të brendshme të Kinës dhe Britania e Madhe nuk ka asnjë autoritet dhe të drejtë të bëjë komente të papërgjegjshme.

Gjithashtu, Pekini i ka bërë thirrje Londrës që të reflektojë mbi mentalitetin e saj “kolonial” dhe ka shtuar se, mosmarrëveshjet mund të zgjidhen vetëm përmes respektit reciprok.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka kërcënuar të ndalojë më shumë rrugë eksporti të energjisë nga Lindja e Mesme në përgjigje të...
11:36 | 15/07/2026