PS shtyn amnistinë fiskale, drafti shkon në Kuvend pas raportit vjetor të BE-së për Shqipërinë

22 Shtator 2020 | 14:24

Maxhoranca është tërhequr për herë të dytë nga amnistia fiskale. Projektligji i shumë debatuar i cili parashikonte kryesisht legalizimin e parave të emigrantëve shqiptarë apo pronave të deklaruara brenda vendit, është shtyrë nga shumica qeverisëse për të paktën edhe për tre javë të tjera.

Në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit ishte parashikuar që në seancën plenare të datës 24 shtator, ligjvënësit duhet të vendosnin votën pro ose kundër kësaj nisme, por këtë të drejtë nuk do ta ushtrojnë këtë të enjte pasi është hequr nga rendi i ditës.

Se kur do të miratohet kjo nismë do të vendoset nesër në Konferencë e Kryetarëve, ku do të miratohet edhe kalendari tjetër tre javor për periudhën 28 shtator-16 tetor ku në seancën e fundit të këtij afati, konkretisht datën 15 tetor është futur sërish amnistia fiskale.

Kjo shtyrje e këtij ligji bëhet në një kohë kur institucionet financiare ndërkombëtare e kanë cilësuar nismën si rrezikshme për pastrimin e parave dhe vetë Brukseli ka dyshimet e veta për këtë projektligj. Por, loja me afatet bëhet më intriguese pasi projektligji është shtyrë për në datën 15 tetor, ndërsa në datën 6 tetor, del edhe raporti vjetor i Komisionit Europian për Shqipërinë ku krimi i organizuar dhe pastrimi i parave ka qenë gjithmonë një kriter që duhet plotësuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026