Hungari, një e katërta e pikave të karburantit kanë probleme me furnizimin
Rreth një e katërta e pikave të karburantit në Hungari kanë probleme me furnizimin, duke përfshirë 100 prej tyre në pronësi të grupit të naftës dhe gazit MOL, raportoi të martën portali i lajmeve Telex.hu.
Benzina po mbaron për shkak të rritjes së fortë të kërkesës, e cila u shkaktua nga kufiri i çmimeve të qeverisë një vit më parë për të lehtësuar presionin e inflacionit mbi qytetarët, por edhe për shkak të mirëmbajtjes në rafinerinë kryesore të MOL, shkruan portali.
Në ditët e fundit, rreth një e pesta e pikave të karburantit të MOL kanë mbetur pa benzinë për disa orë, njoftoi kompania. MOL zotëron rreth 500 stacione në Hungari.
Meqenëse çmimet kanë qenë të kufizuara, kërkesa për karburant është rritur fuqishëm dhe konkurrenca ka ulur ndjeshëm importet, tha MOL.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West