Sekuestrimi i pasurive kriminale, Erida Skëndaj: Shqipëria ka shumë për të bërë, mungon transparenca
Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi të konfiskojë 40% të pasurive të Kelmend dhe Bashkim Balilit dhe të shoqërisë në pronësi të tyre. Bëhet fjalë për rreth 12 mijë metër katror truall, objekti 5 katesh i ish-kampit të pushimit të punëtoreve , i njohur me emrin “Santa Quaranta” si dhe 16 apartamente në pronësi të Bashkim Balilit.
Por, çështja e cila kërkon një sqarim të thelluar për opinionin publik është ajo e adiminsitrimit të këtyre pasurive nga ana e strukturave shtetërore.
Drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj tha në “Ilva Now” se Shqipëria në këtë drejtim ka për të bërë shumë, pasi nuk ka kapacitetet e duhura për të administruar pasuritë me burime problematike.
Ajo u shpreh se sfidë tjetër mbetet hetimi i korrupsionit në nivele të larta shtetërore, pasi sipas saj, kjo qasje i jep forcë bandave kriminale dhe shtron terren që këto banda të “kapin shtetin”.
“Krimi i organizuar dhe çdo vepër penale minon shtetin e së drejtës. Produkti i veprës penale i hiqet personit të dënuar në formë të prerë, dhe më pas vihet nën administrim të shtetit. Në këtë drejtim shteti shqiptar ka për të bërë shumë, e në mënyrë të veçantë sa i përket tek hetimi i korrupsionit në nivele të larta shtetërore. Kjo është një vepër që minon shtetin e së drejtës dhe që më pas krijon lulëzimin e bandave dhe organizatave të strukturuara kriminale, dhe kjo më pas mund të çojë në kapjen e shtetit nga bandat kriminale”, tha ajo.
Mes tjerash, znj. Skëndaj tha se në procesin e konfiskimit të pasurive të paligjshme ka një mungesë transparence në nivel makro.
“Vetëm me anë të konfiskimit mund të kalojnë në administrimin e plotë të shtetit. Në këtë drejtim, ka një mungesë transparencë në nivel makro. Unë e shikoj si mungesë kapacitetesh”, tha ajo.
Lexoni gjithashtu:
Konfiskohen pronat e Klement Balilit, 40% e pasurisë i kalon shtetit
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh