Ekspertët e medias në “Ilva Now”: Pse Shqipërisë nuk i duhet ligji anti-shpifje
Në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në studion e “Ilva Now” Jonila Godole dhe Plator Nesturi diskutuan rreth ligjit të medias dhe paketën antishpifje.
Sipas Jonila Godole, drejtore ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, ndërmarrja e maxhorancës socialiste në një kohë kur gjithë institucionet ndërkombëtare e kanë kundërshtuar këtë paketë dhe i kanë tërhequr veshin qeverisë do të ishte arrogante por mbi të gjitha do të kishte një kosto.
“Do ishte një risk shumë i madh nëse qeveria socialiste do të provokonte me një ligj duke sfiduar Bashkimin Europian dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij që kanë qenë kundër këtij ligji”,- tha Godole.
Ndërkaq Plator Nesturi, analist, tha për “Ilva Now” se kjo “tërheqje” e qeverisë nga vënia në zbatim e ligjit mund të konsiderohet një taktikë para zgjedhjeve duke qenë se nuk i intereson të ketë konflikte aq më tepër me median duke marrë parasysh ndikim e saj në fushatën elektorale.
Në fjalën e saj Jonila Godole sqaroi se rregullimi i medias bëhet nga vetë aktorët e medias e nuk duhet bërë në asnjë mënyrë nga politika duke qenë se ka gjëra më të rëndësishme që duhet të konsiderohen nga politika dhe rregullimin e medias duhet t’ia lërë vetë kësaj të fundit në dorë, duke theksuar se nëse media se bën dot këtë gjë mund të merren masa në kodin penal.
Godole solli dhe një herë në vëmendje izolimin e popullit shqiptar dhe nevojën e tij për tu shprehur duke e konsideruar median një valvul nga ku populli mund të nxjerrë dufin e kësisoj nuk nuk duhet të censurohet në asnjë mënyrë.
Ajo nënvizoi se me këtë ligj AMA do të kthehet në një institucion censurues duke shtuar këtu dhe faktin që AMA konkretisht nuk i ka kapacitetet për ta bërë këtë gjë por as nuk ka se pse ta bëjë.
Godole doli në rezultatin se qeveria mund të dojë thjeshtë të “trembë” median në një farë forme, pra ajo do të tërhiqet nga ligji por në të njëjtën kohë do të ketë arritur ta japë efektin e dëshiruar te media.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte dhe Koloreto Cukali, Kryetari i Këshillit Shqiptar të Medias i cili u shpreh tërësisht kundër këtij ligji.
“Negociata me këtë ligj nuk ka. Unë kam informacion se përfaqësuesve të qeverisë dhe parlamentit u është bërë shumë e qartë se ka vende të Komunitetit Europian që e kanë një nga kërkesat, një nga kushtet këtë ligj. Kalimi i këtij ligji automatikisht e lë Shqipërinë pa hapje negociatash”,- tha Cukali.
Ai shtoi se në dijeninë e tij është një draft i cili mbahet i fshehur dhe është i konsultuar me Këshillin e Europës gjithashtu specifikoi se OSBE nuk është përfshirë në shqyrtimin e këtij drafti.
Kryetari i Këshillit Shqiptar të Medias tha gjithashtu se ky ligj i heq të drejtën Gjykatës.
“Qëllimi i ligjit të parë, atë që kemi parë e jo draftin që nuk e dimë ç’është, ishte ky, që AMA merr vendim të ekzekutueshëm menjëherë dhe ti shkon në Gjykatë pas dy vjetësh por ty ndërkohë të kanë penalizuar dhe gjoba të është vjelur brenda tre ditësh nga përmbarimi”,- përfundoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht