“Faktori ndërkombëtar po mban shënim”, Bylykbashi e thotë hapur: Edi Rama humbet më 25 prill

22 Shtator 2020 | 18:48

Anëtari i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, tha në “Ilva Now” se letra që iu dërgua OSBE-ODIHR për mosmarrëveshjet mes palëve është bërë me konsultim nga partnerët ndërkombëtarë.

Ai tha se Partia Demokratike, por edhe opozita shpreson në reflektimin e PS-së, ndërsa shtoi se kjo e fundit është nën mbikëqyrjen e faktorit ndërkombëtar. 

“Me daljen e dekretit të presidentit të Republikës, që nga ajo ditë partitë kanë të drejtë të regjistrohen në KQZ. Ne thamë që ajo letër është bërë në koordinim dhe në konsultim me faktorin ndërkombëtar. ODIHR është shprehur që të përgjigjet për asistencë nëse këshilli na kërkon mendim. Le t’i japim kohë PS edhe pak që ta mbledhë mendjen dhe ta kuptojë që në sy të publikut po lë nam me këtë sjellje. Faktori ndërkombëtar po mban shënim shumë fort. Ka edhe pak kohë për të vendosur. Le t’ia lëmë vendimmarrjeve tona se si do të ecim më teJ. PS është offside gjatë gjithë kohës. Unë e besoj se partitë e vogla, të mesme janë të kënaqura me këtë Kod Zgjedhor”, tha ai.

Ai kritikoi qëndrimin e PS-së, e cila me formulën e saj pretendon se ka hapur listat zgjedhore. Z. Bylykbashi thotë me tej se kryeministri Edi Rama e përdori çështjen e hapjes së listave për të mashtruar shqiptarët.

“Lista nuk është 100% e hapur dhe PS thoshte se 1/3 mund të jetë e mbyllur dhe nuk guxon ta prekësh. Duhet që zgjedhësit të kenë mundësi që rirendisin të gjithë listën. Ti cakton vetëm emrat, se kush hyn në Parlament e caktojmë ne (votuesit). Ne është e kotë që hyjmë në këtë diskutim sa kohë Këshilli politik ka ngecur tek funksionimi, sepse nuk ka konsensus. Edi Rama e shfrytëzoi listën e hapur për të mashtruar shqiptarët për të bërë heqjen e koalicioneve. Rama e ndryshoi kushtetutën për heqjen e koalicioneve, dhe gënjeu të gjithë për listat. Këtë e bëri”, tha ai.

Përfaqësusi i PD-së në Këshillin Politik u shpreh i bindur se kryeministri Edi Rama do të humbasë në zgjedhjet e 2021. Sipas tij, meraku më i madh i shefit të mazhorancës është tek mimimizimi i shkallës së humbjes në garën zgjedhore.

“Shqiptarët i japin rendësi rregullave të barabarta në një lojë të ndershme. Ai që është duke humbur nuk dëshiron t’i ndërrojë rregullat e lojës. Tentativa e Edi Ramës është se si të humbasë sa më pak.  Edi Rama në vitin 2021 humbet zgjedhjet, çështja është sa do të humbasë? Do humbasë më thellë apo më pak. PD dhe opozita është bërë gati për ta hequr Edi Ramën nga pushteti, me zgjedhje, me çfarë do lloj sistemi që do. Kjo të jetë e qartë. Edi Rama ikën nga pushteti më 25 prilli 2021”, tha ai.

Lexoni gjithashtu: 

‘Koalicionet’, Bylykbashi: “Dajaku i ndërkombëtarëve”, detyroi Ramën të tërhiqej

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021