Roma humbet sfidën në tavolinë, kryeqytetasit gabuan me listën e të rinjve
Roma humbet 3-0 në tavolinë ndeshjen e parë të kampionatit me Veronën. Edhe pse ndeshja e zhvilluar në datën 19 shtator përfundoi me rrjeta të prekura, Gjykata Sportive në Itali ka marrë vendimin pas një gabimi që ka bërë skuadra kryeqytetase në listat e lojtarëve për takimin e javës së parë të Serie A. Shkak është bërë Amadou Diavarra.
Mesfushori, i cili luajti për 89 minuta në ndeshjen e javës së parë, ishte përfshirë në listën e lojtarëve nën 22 vjeç, por futbollisti nga Guinea kishte mbushur 23 vjeç në datën 17 korrik. Ky gabim ka mjaftuar që gjykata t’i japë fitoren në tavolinë ekipit të Veronës, që tashmë ndodhet në kuotën e tre pikëve.
Klubi i Romës e ka apeluar vendimin, por për momentin skuadra e Marash Kumbullës do të mbetet me zero pikë në renditje.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor