Polonia e Argjentina përballen sot, ja formacionet e mundshme

30 Nëntor 2022 | 13:09

Polonisë i duhet vetëm një pikë kundër Argjentinës për të garantuar kualifikimin në fazën e eliminatoreve, ndërsa një fitore do ta shoh atë të kryesojë një fazë grupesh për herë të parë që nga viti 1982.

Në anën tjetër, tifozë të shumtë e përshkruan humbjen 2:1 të Argjentinës kundër Arabisë Saudite si befasinë më të madhe në histori të Kupës së Botës, shkruan KosovaPress.

Kupa e Botës “Katar 2022” pritet të jetë e fundit për Lionel Messin në arenën ndërkombëtare dhe Argjentina shpreson se mund të kalojë grupin dhe të ringjall shpresat për ta shtuar titullin e parë të kampionit botëror në kabinetin e superyllit të Paris Saint-Germain.

Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Polonia (4-4-2): Szczesny; Cash, Glik, Kiwior, Bereszynski; Zielinski, Bielik, Krychowiak, Frankowski; Milik, Lewandowski

Argjentina (4-3-3): E. Martinez; Molina, Otamendi, Li. Martinez, Tagliafico; Fernandez, Paredes, De Paul; Messi, La. Martinez, Di Maria

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026