Scholz i ofron Polonisë sisteme të mbrojtjes ajrore ‘Patriot’
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se oferta e vendit të tij për të dërguar sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot” në Poloni mbetet në tryezë, pavarësisht sugjerimit të Varshavës që ato të dërgohen në Ukrainë.
“Oferta jonë për qeverinë polake për të mbrojtur vendin e saj nuk është hequr ende nga tavolina”, tha Scholz në një konferencë shtypi në Berlin, raporton AP.
Zëvendës Presidenti i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Dmitry Medvedev, tha sot se nëse NATO fillon të furnizojë Ukrainën me sisteme kundërajrore “Patriot”, ata, së bashku me personelin e NATO-s, do të bëhen menjëherë një objektiv legjitim i ushtrisë ruse, raporton RIA Novosti.
“Nëse, siç ka lënë të kuptohet (Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens) Stoltenberg, NATO fillon të furnizojë fanatikët e Kievit me sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”, ata, së bashku me personelin e NATO-s, do të bëhen menjëherë një objektiv legjitim i forcave tona të armatosura. Shpresoj që të pafuqishmit e Atlantikut ta kuptojnë atë”, ka shkruar Medvedev në rrjetin social Telegram.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit