Pak mallra, shumë pasagjerë, tkurret sasia e përpunuar në porte
Sasia e mallrave përgjatë këtij viti është tkurrur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Të dhënat tregojnë se vetëm në muajin tetor, volumi u reduktua me 40%. Ndërkohë, këtë vit është rritur fluksi i njerëzve, sidomos atyre që udhëtojnë me avion.
Në Shqipëri po hyjnë më pak mallra. Në muajin tetor, sasia që transportua nga ajri, deti dhe hekuruha ishte 40% më e ulët se tetorin e vitit të kaluar. Me ndikim negativ, është regjistruar edhe periudha 10-mujore, ku fluksi i ngarkesave ka rënë 25%.
Të dhënat e mbledhura nga INSTAT, tregojnë se tregtia po funksionon më mirë tek të ardhurat që arkëtohen nga këto mallra, ndërsa sasia e përgjithëshme është reduktuar që nga muaji mars, kur nisi të përshkallëzohej lufta Rusi-Ukrainë.
Sipas infrastrukturës, vendi ynë transporton pothuajse të gjithë sasinë e mallrave në rrugë detare.
Por, e kundërta ka ndodhur me qarkullimin e njerëzve. Në krahasim me vitin e kaluar, fluksi është rritur, sidomos nga rrugët ajrore. Në muajin tetor, më shumë se 475 mijë individë erdhën në Shqipëri me një biletë avioni dhe 78 mijë të tjerë me target.
Investimet në aeroportin e Tiranës me shtimin e linjave ajrore dhe biletat ekonomike kanë ndikuar në rritjen e fluksit të njerëzve që qarkullojnë me aeroplan.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta