Zhdukja e Vis Martinajt, Poli Hoxha: Disa gazetarë po i mëshojnë vrasjes së tij

30 Nëntor 2022 | 17:14

Gazetari Poli Hoxha thotë se nuk ka asgjë të re në deklaratën e xhaxhait të Ervis Martinajt, i cili ka thënë se nipi i tij është vrarë nga politika.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se përderisa ende nuk është gjetur trupi i Martinajt, nuk mund të thuhet se kemi të bëjmë me vrasje.

Hoxha nënvizoi se disa gazetarë, po i mëshojnë vrasjes së Ervis Martinajt, çka sipas tij, ngre dyshime në lidhje me këtë ngjarje.

“E ndoqa me vëmendje atë intervistë, ishte hera e parë që fliste. Deri tani familjarët kanë folur përmes gazetarëve, nëpërmjet xhaxhait, i cili e ka udhëhequr këtë procesin e kërkimit të drejtësisë apo të Ervis Martinajt edhe denoncimi që ka bërë ai në prokurori. Unë, si një gazetar, i cili e ka lëvruar shumë kronikën dikur dhe kam qenë nga më të spikaturit, në terren dhe investigime, në fillim isha i pistave. Çdo ngjarje, kur nuk ka trup, nuk ka krim ende në kuptimin e mirëfilltë, nuk ka ngjarje për ta etiketuar direkt si vrasje. Ka indicie plot, indiciet diheshin edhe para se të ndodhte kjo zhdukje, sepse ai ishte në kërkim dhe i rrethuar nga armiqtë e tij.

Në fillim, anoja më shumë nga pista e vrasjes, sepse një analist të çon te veprimtaria e tij dhe përplasja që kishte me të tjerët, po i afroheshin dhe gjithmonë ka një finale që i ndodh kujtdo që merret me këto punë. Por me kalimin e kohës, duke parë deklarimet, sidomos të familjarëve, por edhe të njerëzve që dalin shpesh në studio, ish-policë apo kolegët tanë të cilët, në informacionet e mia, në një mënyrë apo tjetrën kanë pasur lidhje me Ervis Martinajn, të cilët në një mënyrë të fortë i mëshojnë pikërisht vrasjes, në mënyrë gati bërtitëse, të habit dhe të ngre edhe një farë dyshimi”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026