Sporti kundër COVID-19, në Korçë shtohen fëmijët e të rinjtë që praktikojnë tenisin

23 Shtator 2020 | 07:32

Tenisi, sporti kundër COVID-19, në Korçë shtohen fëmijët e të rinjtë që praktikojnë këtë sport

Në një kohë kur çdo ditë e më shumë ruajtja e distancës fizike po kthehet në një detyrim, tenisi duket sporti i cili ofron siguri dhe argëtim.

Në Korçë, interesi për lojën e tenisit është rritur ndjeshëm në muajt e fundit, më së shumti nga fëmijët, të cilët kanë mundësi të argëtohen.

Trajneri i tenisit në Korçë, Ervin Rrota, tregon se përfitimet e këtij sporti që prej pak vitesh po fiton terren dhe në vendin tonë janë të shumta.

“Tenisi është një sport individual i cili vë në lëvizje shumë grupe muskujsh të fëmijët dhe të rriturit. Është një nga sportet që heq stresin, heq njerëzit nga monotonia e ditës. Është një nga sportet me pak të rrezikuara, në radhe të parë është në ambiente të hapura, në radhe të dytë është një sport individual që do s’do do mbash distance nga njëri tjetri”, thotë Ervin Rrota.

Talenti dhe dëshira duket se ecin krah njëra-tjetrës e në Korçë premisat janë të mëdha se edhe tenisi mund të nxjerrë sportistë të dalluar.

 “Tenisi në qytetin tonë është një sport i ri disavjeçar, ka filluar të ketë shumë popullaritet, kemi shumë fëmijë që kanë dëshirë të merren me tenis. Kemi disa fëmijë që janë të talentuar dhe janë me ekipin kombëtar që përfaqësojnë qytetin dhe vendin jashtë kufijve”.

Tenisi duket si i bën dhe fëmijët të ndihen mirë. Vetë ata e pranojnë se përmes këtij sporti argëtohen dhe zënë shokë të rinj”, thotë trajneri.

Të luash, të argëtohesh, të mbash trupin në formë, por dhe të kesh kujdes, duket mjaft e vështirë për t’u realizuar në kohë pandemie, por nuk është e pamundur. Ata që nuk e besojnë, të provojnë të luajnë tenis.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026