Kërkesa e “Nismës Thurje”, Ristani: Duhen historianë që të gjykojnë emrat e shesheve
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës për Marrëdhëniet me Jashtë, Anuela Ristani, ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar ditën e djeshme nga Nisma Thurje për ndryshimin e emrave të shesheve.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se nuk kanë marrë asnjë kërkesë nga “Nisma Thurje” ndërsa shtoi se duhen historianë që të gjykojnë emrat e shesheve.
Më tej Ristani theksoi se Bashkinë e Tiranës është një strukturë që merret me këtë punë.
“Jemi njohur me një kërkesë publike që është si ato raste që kjo mbledhje mund të kishte një email. Ne realisht në Bashkinë e Tiranës nuk kemi marrë një kërkesë nga ‘Nisma Thurje’. Kërkesa në radhë të parë bëhet, pastaj mund të bëhet publike, do kërkojmë dhe vëmendjen e medias dhe më duket e çuditshme që një kërkesë e tillë vjen më 29 nëntor, kur ne duhet ta kujtojmë me krenari që kemi qenë të vetmit që jemi çliruar nga pushtimi fashistë me forcat tona.
Këto debate mund të zgjidhen shumë mirë nga historianët. Në Bashkinë e Tiranës, ekziston një strukturë e tërë se si bëhen emërimet e rrugëve apo të shesheve dhe të busteve. Mendimi përfundimtar është ai i ekspertëve”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta