PD tregon skenarin e 6 dhjetorit: Si do përballemi me Edi Ramën
Shefi Organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu thotë se më 6 dhjetor qytetarët do të dalin në bulevard dhe do të protestojnë përballë Kryeministrisë.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Balliu u shpreh se protestën nuk mund ta ndalojë askush.
Balliu dha edhe disa detaje në lidhje me protestën.
“Protesta është kundër Edi Ramës. Skenari? Do dalin qyetarët në shesh, te bulevardi, përballë Kryeministrisë. Kush nuk e lejon? Kush pyeti te këta që të marrim leje? Nuk merret leje, njoftohet. Policia ka kthyer përgjigje, e dini ju cilit nen i është referuar policia për të bllokuar protestën? Një neni që e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese.
Do të protestohet përballë Kryeministrisë. Do të ketë pankarta, do të jenë fjalimet, kemi bërë thirrje për një protestë paqësore, është një protestë që do të japë mesazhe për mbarë botën, që shqiptarët nuk janë kriminelë, por kanë qeverinë kriminale. Do të jetë një protestë entuziaste”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)