Ligji për Presidentin, grupi i punës në Kuvend ka nisur hartimin e draftit
Pas përplasjeve Kuvend-Presidencë, prej 1 jave mazhoranca socialiste ka nisur punën për hartimin e një ligji për institucionin e kreut të shtetit. Vasilika Hysi, anëtare e grupit të punës në një intervistë për Euroneës Albania, tregon se qëllimi nuk është që të kufizohen kompetencat kushtetuese të Presidentit te Republikes.
“Të rregulloj organizimin dhe funksionimin e institucionit të Presidentit të Republikës dhe nuk ka rendësi kush është presidenti në detyrë. Janë 69 dekrete, të cilat po studiohen, po shikohen arsyetimet që kanë sjellë presidentet, pjesa me e madhe e dekreteve i përket presidentit aktual”, tha Hysi.
Për Hysin, ligjin nuk ka qëllime politike. Ndaj pas përfundimit të punës, pritet që të ketë edhe një fazë konsultimesh, ku nuk përjashtohen as opinionet e Presidentit aktual.
“Ish presidentet dhe presidenti janë të mirëpritur të paraqesin opinion dhe sugjerime”, shtoi Hysi.
Ndërsa deputeti i opozitës parlamentare, Alban Zeneli deklaron se duhet të jenë qytetarët që të zgjedhin presidentin.
“Grupi i punës e ka vazhduar. Ka marrë dokumentacionin e nevojshëm nga të gjithë institucionet dhe brenda institucionit të Parlamentit se kush janë ato momente që ka pasur përplasje dhe kriza mes dy institucioneve. Mendimi im është që presidenti të zgjidhjet nga populli, është gjëja më e mirë që mund të kemi në këtë rast”, tha Zeneli.
Grupi i punës ka afat deri më 15 tetor të përfundojë draftin.
Lexoni gjithashtu:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet